Lajme

Qyteti i Preshevës i thot po Alternativës! – U themelua edhe një nëndegë e Alternativës!

Qytetarët e Preshevës të ngopur me politikën e dëmshme e cila aplikohet nga udhëheqësia e deritanishme, 25 vite pas mungesës së shpresës për përmirsim të gjendjes, gjejnë mundësinë që përmes përfshirjes në strukturat organizative të Alternativës, të kontribuojnë në realizimin e qëllimit të kësaj lëvizjeje politike.

Para dhjetra përfaqësuesve të njësisë zgjedhore numër pesë, bashkë me përfaqësues të nëndegëve tanimë të themeluara të Alternativës, kryetari Shqiprim Arifi shpalosi pjesë të programit të kësaj partie, duke cekur dy shtyllat kryesore që janë zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi profesional i komunës, dy segmente ngusht të lidhura njëra me tjetrën. Vizioni i Alternativës përputhet edhe me kapacitetet e kësaj partie dhe përfshirja e të gjithëve është e nevojshme. Përveç faktit se dijmë si ti realizojmë planet e tona zhvillimore, prania e juaj sonte këtu dëshmon se kemi edhe kapacitete për ti realizuar ato tha në fund kryetari Arifi.

Themelimi i nëndegëve është një proces të cilit Alternativa po i kushton rëndësi të veçantë, por që duhet cekur se bashkangjitja në këtë lëvizje është masive, dhe themelimi i nëndegëve po ndodh shumë natyrshëm dhe me lehtësi. Njësia zgjedhore numër pesë e qytetit të Preshevës, zgjodhi anëtarët e kryesisë së nëndegës. Me shumicë votash për sekretar u zgjodh Valon Haliti, për nënkryetar u zgjodh Fexhrije Musahu dhe për kryetar u zgjodh Ibrahim Latifi.

Vlen të theksohet se kjo është nëndega e nëndë me rradhë e themeluar nga Alternativa dhe se ky proces do të përfundoj shumë shpejt në të gjitha njësitë zgjedhore.

Vazhdon bashkangjitja, NDRYSHIMI PO VJEN!
Bëhu pjesë e ndryshimit!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button