Ragmi Mustafës nuk i bëhet vonë që qyteti është mbushur me mbeturina (Foto)
Njëri nga problemet që përballet ndërmarrja publike “Moravica” është problemi i mbeturinave që grumbullohen gjithandej afër kontejnerëve në qytetin e Preshevës.
Qyteti i Preshevës kohëve të fundit është i stërmbushur me plehra në çdo lagje, e që Preshevës po i japin një pasqyrë të vrazhdë.
Presheva.AL pati rastin që gjatë ditës së sotme të merr pamje mu tek qendra e qytetit ku gjendja ishte kaotike dhe e papranueshme për qytetarët që jetojnë në këtë pjesë të qytetit.
Kështu, qytetarët që vazhdimisht kërkojnë një Preshevë të pastër, përveç se fajësojnë organet komunale dhe ndërmarrjen publike “Moravica”, thonë se, vetëdijesimi i qytetarëve është i ulët, kurse kërkesat janë të mëdha.
Edhe R.B banorë nga Presheva pohon se, përveç që duhet shtuar kapacitetet teknike të ndërmarrjes që kryen shërbimin për grumbullimin e mbeturinave, bashkëfajtor i bënë edhe vetë banorët e lagjes, përcjell Presheva.AL.
Gjobat do t’i bënin qytetarët të jenë më të kujdesshëm, theksojnë vetë ata.
Ndërkaq, të tjerët fajësojnë kreun e Komunës, që nuk po arrin ta vërë nën kontroll ndërmarrjen publike “Moravica” © Presheva.AL