Serbia me 150 komuna, vetëm në 12 komuna nuk ka Shqiptarë (Foto)
Në maternitetet serbe në Kosovë në vitin 2015 kanë lindur 890 fëmijë, të cilat vetëm nga materniteti në Mitrovicë 620 fëmijë, raporton Tanjug, transmeton Presheva.AL
Dr.Zoran Jaksic gjinekolok në spitalin e Mitrovicës tha se numri i foshnjevë në këtë institucion është i kënaqshëm edhe pse është më i vogël se viti i mëparshëm.
Por në Serbi kemi një situatë krejt ndryshe të lindjeve të fëmijëve shqiptarë, rast ky ndoshta i vetëm ku “reciprociteti” tejkalon serbët e Kosovës. ku sivjet kane lindur 2200 foshnje shqiptare ne qytet e Serbisë.
Sipas burimeve jo zyrtare mësohet se këtë vit në Luginë të Preshevës kanë lindur 1750 foshnje shqiptare, 480 prej tyre kanë lindur në Beograd. duhet theksuar se jo të gjitha në maternitetin në Preshevë por pjesa dërmuese e tyre kanë lindur në spitalet e Vranjës, Nishit dhe Beogradit, por edhe në Gjilan, Prishtinë, Kumanovë, Shkup apo Tiranë.
Sipas mediave te Beogadit “ne Serbi nataliteti më i madh eshte ai në Luginën e Preshevës, transmeton Presheva.AL. Komuna e Preshevës ka popullsinë më të re në Serbi, dhe mosha mesatare e banorëve është 29 vjeç.
Hulumtimet e natalitetit thonë se shtimi i popullsisë në Luginën e Preshevës është më i madhi në Serbi.”
Serbia sot ka 150 komuna me 23 qytete dhe Beogradin si kryeqytet të saj. Sipas zyrës së statistikave në Beograd, media serbe shkruajnë se është interesant fakti se nga 150 komuna në Serbi vetëm në 12 komuna nuk ka pasur shtim të popullsisë për shkak se në ato komuna nuk ka shqiptarë, çka nënkupton se komunat ne Serbi shtohen vetëm aty ku ka shqiptarë.