LajmeShëndetësi

Shtëpia e shëndetit në Preshevë ka mjekuar afro 10 mijë refugjatë

Desaret Murati mjek në shtëpinë e shëndeti në Preshevë thotë për Titulli.com se personeli mjekësorë është në përkujdesje të refugjatëve tetë orë në ditë.

Ai është shprehur prej hapjes së Qendrës Pranuese të Refugjatëve në Preshevë janë themeluar edhe ekipet mjekësore që përbëhen nga një mjek dhe një motër medicinale.

“Çdo ditë jemi në përkujdesje të refugjatëve, nga tetë orë në ditë. Deri tani ndihma mjekësore iu është dhënë rreth 10.000 personave refugjatë “, deklaroi mes tjerash mjeku Murati.

Sipas tij nga gripi (influenza) janë të prekurve 1 në 8 pacientë mirëpo gjendja momentale e pacientëve është fatmirësisht nën kontroll.

“Këtë vit, jemi furnizuar me 2000 doza të vaksinave kundër gripit nga Fondi Republikan. Karaktersitkë është temperatura e lartë, që mund të shkojë deri në 39 gradë celsius e shoqëruar kurdoherë me ethe. Më pas vijon simptomat si kolla, të teshtiturat, plogështi e përgjithshme, dhimbje nyjesh,dhe dhimbje muskujsh”, tha mes tjerash Murati.

Duke folur për masat preventive ai tha se vaksinimi është i nevojshëm edhe pse nuk donë të thotë se je i mbrojtur nga gripi qind për qind.

Mjeku Murati porosit pacientët të kenë kujdes të veçantë në higjienën personale, të mënjanohen vend-tubimet me shumë njerëz, të ajrosen dhomat ku rrinë, të përdorin faculeta kur kollisin apo teshtijnë si dhe të mënjanohen qëndrimet e tepërta në ambiente të ftohta.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button