Lajme

Stefanoviq: Nuk ka përfunduar, në Serbi do të ketë ende arrestime

Ministri i Brendshëm në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, pas aksionit të gjerë të Policisë së Serbisë për arrestimin e disa ish-zyrtarëve të lartë shtetëror për pastrim parash, krim dhe korrupsion, sonte për mediet serbe tha se aksione të tilla kundër krimit dhe korrupsionit do të ketë ende.

“Numri i hetimeve kriminale në fazë të fundit është në rritje dhe sigurisht se aksione të tilla do ketë shumë në vazhdim”, tha ai.

Ai ka theksuar se Qeveria e Serbisë nuk do të lejojë që Serbia të dëmtohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Sipas tij, veprimi i sotëm është kryer në përputhje me ligjin, në mënyrën më serioze, me mbledhjen e dëshmive që zgjatën me muaj të tërë.

80 personat e arrestuar sot nga Policia e Serbisë, llogaritet që shtetit t’i kenë shkaktuar dëm financiar prej 100 milionë eurove.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button