Lajme
Të interesuarit për master në Universitetet e Shqipërisë, ti paraqesin të dhënat në KKSH
Këshilli kombëtar shqiptar njofton të gjithë të interesuarit për vijimin e studimeve master në Universitetet e Shqipërisë, që ti paraqesin në Këshill të dhënat e tyre personale me orinetimet studimore.
Qëllimi i mbledhjes së të dhënave të të interesuarëve është që Këshilli si institucion të reagojë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në mënyrë që të bëhet i mundur regjistrimi i të gjithë kandidatëve potencial nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Poashtu do të ishte mirë që dërgimi i të dhënave të bëhet deri më 14 dhjetor 2015, në adresën elektronike kksh.bujanoc@gmail.com njofton shërbimi për informim i KKSH-së.