LajmeOpinione

Udhëtarët ilegal dhe minjtë çdo herë zbresin në vend të gabuar

Është mjaftë interesant të konstatohet se çdo lëkundje e anijeve në det, nuk do të thot edhe fundosje të saj! Deti është i paparashikueshëm dhe me plotë sfida, dhe anijet për të lundruar distanca të gjata, hasin në probleme të ndryshme si: fortuna, moti i ligë, acar, shira të rrembyeshëm me erë, dallga etj, por të dirigjuara mirë nga bordi dhe kapetani i anijes ankerohen me sukses në port!

Ana tjetër interesante e këtyre udhetimeve është, se gjatë ngarkimit në anije para se të niset në rrugë, aty ngarkohen: mallëra, njerëz, materiale të ndryshme, automjete, por edhe njerëz “ilegal” që ngarkohen tinezisht pa biletë, ose futen brenda nga dikush “si lotësjellësi në Kuvendin e Kosovës” si dhe minjët që çdoherë gjejnë vrima për tu futur, të tërhequr nga era e gjathërave që transportohen!

Dhe e gjithë kjo histori e “idiles” së transportit të lumtur me anije ndërpritet që në “tampeten” e parë, kur minjët dhe udhëtarët ilegal, nga frika kërcejnë në det për të shpetuarz por fatkeqësisht mbyten, dhe pastaj bien pre e peshqëvee të ndryshëm që presin keso rastesh ideale!

Moraliteti i këtij shkrimi, është se çdo anije nuk fundoset, ndersa “udhëtarët ilegal” dhe “minjët” çdoherë gabojnë dhe zbresin në vend dhe adresë të gabuar!

GENERATE QR CODES FOR FREE

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button