Lajme

Vendimin për Asocionin e Luginës poena të çastit politik, grupi i punës ngelet në pushime

Në një prononcim për Gazetën Liria, njëri nga dy deputetët shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se kërkesa e shqiptarëve për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë është e drejtë dhe e arsyeshme, si e tillë i kontribuon stabilitetit rajonal dhe ndikon në raportet e mirë fqinjësore Kosovë – Serbi.

“Mendoj se një pako unike për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Ballkanin Perëndimorë është stabilizuese, ndërkohë që krijimi i pakicave të privilegjuara, siç po tentnohet të bëhet me pakicën serbe në Kosovë, mund të jetë element destabilizues. Si të këtillë, kërkesën për reciprocitetm, ne e kemi përkrahur nëpërmjet Platformës Politike të vitit 2006 dhe deklaratve të shumta politike që kemi aprovuar radhazi. Por, së fundmi qëndrimi jonë ka qenë se ideja dhe vetë seanca për aprovimin e vendimit për Asociacionin ka qenë e ngutshme dhe e pa përpunuar mirë”, ka deklaruar Kamberi.

Ai tha se ka menduar se ajo është dashur të diskutohet, e bile edhe të dakordohet edhe me autoritetet në Prishtinë edhe ato në Tiranë, që nuk është bërë, kështu që kjo ka sjellë që as Prishtina, as Tirana të mos dalin në përkrahje të vendimit për Asociacionin.

“Bile, bile bazuar në disa reagime anësore, të afërta me dy qeveritë, ka pasur edhe kundërshtime lidhur me këtë vendim. Opozita kosovare poashtu e ka cilësuar si vendim të dëmshëm. Realiteti është i atillë që vështirë që shqiptarët e Luginë së Preshevës të çojnë përpara ndonjë agjendë të këtillë pa ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës”, theksoi deputeti Kamberi.

Sipas tij vetë ata që e kanë aprovuar vendimin për asocionin, duket se e kanë pasur vetëm për poena të çastit politk, sepse nuk kanë lëvizuar nga vendi me asnjë veprim.

“Në favor të kësajë flet edhe fakti se ata patën themeluar grupin e punës për hartimin e Statutit të asociacionit, por, po bëhen 3 muaj nga kjo e nuk kanë bërë asgjë”, është shprehur Kamberi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button