Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit, ka hyrë në fazën përfundimtare të zgjedhjeve të reja partiake.
Gara për të fituar postet udhëheqëse në këtë parti, nuk kaluan edhe pa jehonë. Dega e selisë së PVD-së, në Preshevë, tashmë i ka bërë publike udhëheqësit e saj, kuptohet me njerëz të rinj, duke lënë anash themeluesit e këtij subjekti politik, të cilët para kohe edhe u pensionuan.
Për kryetarin legjendar të PVD-së, Riza Halimin, këto ndryshime nuk vlejnë, ai, nuk pensionohet si shokët e tij të idealit.
Po mbushen 24 vjet, që nga themelimi i PVD-së, e babushi i saj, Riza Halimi, mban postin e kryetarit të saj. Kujtoni ku janë sot ish kryetarët e partive të para politike në pluralizëm: LDK, dr. Ibrahim Rugova – Kosovë, PPD, Nevzad Halili, Maqedoni, LD, Mehmet Bardhi, Mali i Zi?
Vetëm Riza Halimi, nuk ka ndryshuar fare, përveç thinjave në kokë dhe pleqërisë, që i ka ardhur pa prit e kujtuar. Ai, jo vetëm që nuk po mundet me e lënë postin e kryetarllëkut, por edhe të deputetit republikan, të cilin e mban për disa mandate.
Në zgjedhjet e reja partiake, Riza Halimi, është në siklet. Nuk po di se kujt me ia lënë trashëgim kryetarllëkun. Në fillim shokët e idealit ia ofruan një emër të ri, nga Presheva, të cilin si duket e dogji ashtu si i dogji edhe shumë bashkëpunëtorë të tij,nga të clët kishte frikë se mund t’i bëheshin konkurrencë në zgjedhjet partiake. Tashti ka një emër tjetër, kësaj radhe nga Bujanoci, me të cilin i lidh një bashkëpunim më i hershëm. Nëse nuk ndryshon mendje Aga Rizë, mirë ka qenë që pas 24 vjet ta qeverisë këtë parti ndonjë nga Bujanoci, pa ia ndërrua selinë partisë.
Viti i Ri po afrohet dhe bashkë me të po shtohen edhe dëshirat, që PVD, më në fund të bëhet me kryetar të ri. Por, analistët të cilët e njohin mirë hipokrizinë e Riza Halimnit, i cili gjatë mandatit të tij partiak ka mashtruar dhe shantazhuar shumë aktivistë partiak, pak presin ndryshime në kreun e këtij subjekti politik.
Si do që rë jetë zgjedhjet e aranzhuara në PVD, nuk do t’i sjellin bereqet në skenën politike në Luginë të Preshevës, e cila për ditë po freskohet më parti të reja.
Së fundi, babadimri Riza Halimi, kryetai legejndar i PVD, ka përgatitur disa dhurata surprizë, të cilat do t’i marrin vetëm ata, të cilët i kanë shkuar nga prapa si në fabulën e dhelprës dhe dashit.
Shkruan: Kujtim Sadriu
Baja ti gajlen ages Riza Halimit ti ku mbete or qyqar qe i shkon pas Cedomiroviqve dhe Jovanoviqve