Lajme
Zgjidhet problemi i lejeqëndrimit të studentëve të Luginës në Maqedoni
Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni, përfundon me sukses projektin e pajisjes me lejeqëndrim të studentëve.
Më datë 14 Dhjetor (e hënë) u bë edhe shkuarja në mënyrë të organizuar e studentëve për në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd e organizuar nga USLPM. Gjithsejt u pajisën me dokumente 16 studentë. Studentët duhet të vazhdojnë procedurën përfundimtare në Ministrinë e punëve të brendshme në Maqedoni. Falënderojmë donatorin që kontriboi për këtë projekt. Studentëve i urojmë që të përfundojnë me sukses edhe fazën përmbyllse për rregullimin e lejeqëndrimit dhe suksese në rrugtimin e tyre akademik.Kryesia e USLPM-së.