Lajme
Zvoglohet numri, 200 refugjatë në ditë vijnë në Preshevë

Sekretari i kryqit të kuq në Preshevë Ahmet Alimi ka deklaruar sot se në qendrën e pranimit për refugjatë në Preshevë po arrin një numër shumë më i vogël se më herët.
Ai ka thënë se ditët e kaluara në Preshevë mesatarisht kanë arritur rreth 200 refugjatë në ditë, që marrin ushqim dhe mbathje.
Regjistrimi i refugjatëve po kalon shpejt dhe menjëherë pas pajisjes me dokumenta, vazhdojnë rrugën drejt qytetit të Shidit.