Sport

Arber Esati nga KF.Bukuroca është lojtari i cili do të udhëtoj drejt Shqipërisë për U17

Pas futbollistit Izmir Xhelili i cili ishte në prova për kombëtaren Shqiptare të grupmoshës U19 ku dhe bëri paraqitje shumë të mirë dhe është në pritje të vlerësimit nga ana e përfaqësusve të kombares, raporton Presheva.AL

Futbollisti tjetër nga Presheva i cili do të udhëtoj drejt Shqipërisë është Arber Esati i cili do të jetë nën vëzhgimin e trajnerëve të Kombtarës së Shqipërisë të grupmoshës U17 më datën 29 janar 2016.

Lojtari i Kf.Bukurocës Arbëri thotë se ndjehet i lumtur pasi do të marrë pjesë në seleksionimin e kombëtares Kuq e Zi, ndërsa treineri i klubit futbollistik Bukuroca Sherif Jonuzi deklaroi se janë bërë përgatitjet intensive që lojtari të bëjë paraqitjen më të mirë të mundshme, gjithashtu Arberi na premton se do të jep maksimumin nga vetja gjatë seleksionimit që të arrijë qëllimin të siguroj një vend në grupmoshën e Shqipërisë U17. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button