Lajme

Bashkëpunimi me Luginën është interes kombëtar

Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka mbajtur takimin e parë për këtë vit.

Kryesuesi Kushtrim Kadriu ka paraqitur planin e punës për periudhën janar-qershor 2016, ndërkaq Gentiana Shabani, koordinatore e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (ZPMB), ka prezantuar aktivitetin e saj për javën e parë të punës.

Një informatë për ecurinë e deritashme të projektit për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Qair, që financohet nga Komisioni Evropian (KE), e ka dhënë koordinatorja Gëzime Idrizi, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Shabani tha se krerët institucionalë dhe politikë në Preshevë i kanë premtuar bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse në Gjilan, ndërkaq në Divizionin për Azil dhe Migracion i kanë thënë se në qershor pritet ndryshimi i ligjit për të huaj.
Ajo ka folur edhe për planet tjera, ndër të cilat janë edhe vizitat në Bujanoc e Medvegjë.

Kushtrim Kadriu, kryesues i KBN, tha se ligji ekzistues është diskriminues për shqiptarët nga Lugina e Preshevës, sepse i barazon ata me kinezët dhe të tjerët.

Gëzime Idrizi, koordinatore e projektit për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Qair, ka thënë se programi “IPA 1”, që financohet nga Komisioni Evropian, është në përfundim e sipër, por ajo shpreson se Gjilani e ka bërë punën si duhet dhe do të përzgjidhet edhe në “IPA 2”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button