Lajme

Delegacioni i Serbisë: Për ne nuk ekziston kurrfarë “e ashtuquajtur Gjykatë kushtetuese e Kosovës”

Në kohën kur dialogu po vazhdon në Bruksel gazetarëve deri me tash u janë drejtuar përfaqësues të delegacionit të Serbisë.

Kryeministri Vuçiq ka dhënë deklaratë për Televizionin e Serbisë ndërsa në pyetje të gazetarëve është përgjigjur edhe Marko Gjuriq. Ata kanë thënë se insistojnë që sa më parë të nis puna në krijimin e “Bashkësisë së Komunave Serbe” dhe se për ta “nuk ekziston kurrfarë e ashtuquajtur Gjykate kushtetuese e Kosovës”.

Sipas tyre nuk mund të pranohen kurrfarë vendime të, siç iu referohen ata “të ashtuquajturës Gjykatë kushtetuese të Kosovës”.

Kryeministri I Serbisë ka thënë po ashtu se zgjedhjet e Serbisë do të zhvillohen “në tërë territorin e Serbisë, përfshirë edhe Kosovën dhe Metohinë” dhe se “askush nuk kundërshton këtë”.
I pyetur nga Koha ditore se a pajtohet pala kosovare që edhe në territorin e Kosovës të zhvillohen zgjedhjet e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se “pas këtij takimi kjo do të jetë e qartë”.

Pala serbe po ashtu I vë në dyshim edhe disa marrëveshje të arritura në vitin 2011, si atë për diploma dhe për tabelat e veturave sepse, sipas tyre, “nuk janë negociuar si duhet nga qeveria e mëparshme Serbisë”.

Nga delegacioni I Kosovës nuk janë dhënë ende deklarata.
Por Edita Tajiri ka hënë përmes telefonit se “ka mbështetje nga BE-ja për Kosovën që në ligjet për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të përfshihen mendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”. Takimi po vazhdon.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button