Lajme

Dramë e vërtetë! Trafikimi i paligjshëm, zbulohet një kamion me refugjatë në magjistrale Shkup – Kumanovë (video)

Një dramë e vërtetë sot ka ndodhur në rrugën magjistrale Shkup – Kumanovë, gjegjësisht afër fshatit Orllancë, kur ekipi i televizionit 21 zbuloi një kamionë që po transportonte mbi 100 emigrantë ilegal.

“Në aksin rrugorë Shkup- Kumanovë, hasëm në rrugë një Kamion, ku kishte brenda disa emigrant të ngujuar, shoferi është larguar në drejtim të panjohur”.

Në mesin e emigrantëve ishin fëmijë, gra dhe pleq, të cilët nga trishtimi dhe ankthi që kishin përjetuar nuk dëshironin të flisnin para kamerës. Ata kryesisht ishin nga Iraku, Libia dhe Kurdistani, të cilët kërkonin ndihmë mjekësore. Ndërsa nga ana tjetër, shoferi i kamionit që po i transportonte menjëherë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku policia është vënë në kërkim të tij.

Me thirrjen tonë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekipet policore, të cilët e kryen ekspertizën dhe grupi i emigrantëve u dërguan në stacionin policor të Kumanovës. Bëhet fjalë kryesisht për emigrantë ekonomik, ndaj të cilëve nga viti i kaluar ka ndalesë dhe nuk lejohet hyrja e tyre në Maqedoni.

https://youtu.be/lEIzZcV7usw

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button