Lajme

Dy serbë nga Pasjani vjedhin kishën

Dy serbë, njëri nga ta mirëmbajtës në Kishën Ortodokse në Pasjan, janë zënë në flagrancë, ngase ata kishin vjedhur të holla në kishën e fshatit.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ka theksuar se prifti i Kishës Ortodokse në Pasjan, ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë natës është thyer objekti ndihmës i kishës së fshatit Pasjan, ku prej kasës janë vjedhur rreth 20000 dinarë serb ose rreth 180 Euro, raporton “Zëri”

Pas një pune operative ne terren janë identifikuar dy të dyshimtit që të dy serb shtetas të Kosovës, ku njëri nga ta është mirëmbajtës i kishës dhe kopshtit të saj. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshimtit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button