Lajme

Dy vjet nga mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Fondi për Luginën në harresë

Janë bërë dy vjet që nga mbajtja e mbledhjes së parë ndërmjet dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Me 11 janar 2014, mbledhja u vendos të mbahej në qytetin e Prizrenit dhe nga atje të dy krerët e qeverisë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, e cilësuan këtë mbledhje si “takim që shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.”

Ky takim po ashtu u cilësua nga dy kryeministrat si historik i cili ndodhte për herë të parë në historinë e dy shteteve.

Në këtë datë u nënshkrua “deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, rikujton sot KP.

Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

E po ashtu u pajtuan që të themelohet edhe një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës.

Shqipëria dhe Kosova, po përgatiteshin që të mbajnë edhe mbledhjen e dytë në nivel të lartë. M e 23 mars të vitit 2015, u takuan sërish por tash Kosova përfaqësohej nga një kryeministër tjetër, Isa Mustafa.

Kryefjala e mbledhjes së dytë të dy qeverive ishte thellimi i partneritetit strategjik i Shqipërisë me Kosovën, i cili në një vit kishte njohur progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme.

Në këtë mbledhje u nënshkruan këto marrëveshje, memorandume dhe protokolle:

1. Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.

2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.

3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.

4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.

5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.

6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.

7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.

8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.

9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.

10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Repu blikës së Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button