Lajme

Familjet Maksuti dhe Rashiti: “Falenderim për gjithë miqtë tanë, që ndanë dhimbjen bashk me ne!

Nëpërmjet një njoftimi, familjet Maksuti dhe Rashiti, bija dhe nusja e tyre (Almedina Maksuti-Rashiti), e cila ditë më parë ka ndërruar jetë, “kanë shpreh mirësinë ndaj të gjithë mysafirëve që dje kanë ardhë dhë kanë nda dhimbjen e madhe, me rastin e vdekjes së bijës, motrës, nënës dhe bashkëshortes së tyre, Almedinës”.

“Ju jemi falenderues të gjithë juve që dje keni ardhë nga të gjitha viset e largëta dhe të afërta, për t’a ndarë dhimbjen e madhe me ne. Si familje, tashmë përkundër dhimbjes së madhe, po ndjehemi tejet krenar, duke kuptuar që, miqtë, dashamirët dhe farefisi na u gjetëm përballë në momente shumë të vështira” – deklarojnë familjarët.

“Ju jemi mirënjohës që të gjithë juve, që me prezencën tuaj, dhimbjen n’a e bëtë më të lehtë. Andaj, duke mos patur mundësinë, që të përshendetemi dhe t’iu falenderojmë gjithsecilin veç e veç, nëpërmjet këtij njoftimi, ju falenderojmë nga thellësia e zemrës, duke shprehur mirësitë tonë ndaj gjithsecilit nga ju. Dhashtë Zoti, që takimet me ju të bëhen në rrethana krejtësisht tjera. Me shumë dashamirësi, famlijet Maksuti dhe Rashiti” – thuhet në njoftimin publik të lëshuar sot.

Almedina (Hajrush) Maksuti, ndërroi jetë të martën e kaluar në moshën 28 vjeçare, duke lënë pas vetes, bashkëshortin Lulzimin dhe djalin Arisin 4 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button