Lajme

Fundjava e ftohtë dhe me borë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë siberiane . Këto masa ciklonike do të ndikojnë në prishjen e këtij ekuilibri termik , i cili ishte plot tetë ditë të kaluara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Serbis, gjatë ditës së premte do të mbajë mot pjesërisht i vranët, por gjatë pasdites vranësirat do të marrin zhvillim të hovshëm dhe fillimisht do të fillojnë të shoqërohen me reshje shiu e më pas gjatë natës do të ketë ulje të dukshme të temperaturave dhe reshjet e shiut do të shndërrohen në borë.

Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe atyre radarike, reshjet e borës do të vazhdojnë gjatë vikendit dhe në disa vende edhe në pjesën e parë të ditës së hënë. Karakteristikë e kësaj gjendje meteorologjike është edhe rënia e theksuar e temperaturave minimale të cilat ishin parashikuar qysh më herët, por që besueshmëria për një çrregullim enorm të motit sipas parashikimeve të fundit gjithnjë është duke u rritur.

Vlerat minimale e temperaturave gjatë ditës së premte do të jenë të përafërt me këto ditë, nga -1deri 2 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 7-9 gradë Celsius, por nga dita e shtune e tutje vlerat e minimaleve dhe maksimalet do të jenë gjithnjë negative në termometër.

Nga dita e hënë e deri të premten temperaturat minimale do të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja herë – herë me vrull me shpejtësi mbi 18m/s.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button