Lajme

Gentiana Shabani interesohet për problemin e taksive nga Lugina

Gjilan – Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Gentiana Shabani, ka vizituar të hënën taksistët nga Lugina e Preshevës, të cilët bartin udhëtarë për në Gjilan dhe anasjelltas dhe është njoftuar me problemet dhe hallet që kanë ata gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie.

Taksistët nga Lugina e Preshevës, kanë dorëzuar më herët në Lëvizjen Qytetare “VATRA” një kërkesë për zgjidhjen e problemit që kishin me parkimin e veturave, prej nga realizonin vajtje-ardhjet e pasagjerëve.
“Unë bashkëbisedova me taksitë dhe nga ta kuptova se pengesat janë eliminuar tani ata janë duke i kryer shërbimet ashtu siç e kërkon rendi”, thotë Shabani.

Ajo u ka ofruar mbështetje në punën e tyre taksive nga Lugina e Preshevës, duke i rikujtuar se tashmë kanë një adresë në Gjilan, ku mund t’i drejtohen për problemet dhe hallet e tyre dhe kjo është Zyra për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc./rajonipress/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button