Lajme
Gentiana Shabani Koordinatore e re e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Gjilan
Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë pranë Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nga data 15 janar drejtohet nga koordinatorja e re Gentiana Shabani. Gentiana Shabani njëkohësisht është edhe kryetare e Lëvizjes Qytetare “Vatra” në nivel vendi.
“Duke u munduar që të jemi sa më afër qytetarëve dhe të jemi zëri i qytetarëve të Kosovës Lindore, ftojmë të gjithë qytetarët që të kontribuojnë duke vizituar Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me qëllimin e vetëm që së bashku të gjejmë zgjidhjet më adekuate për problemet e qytetarëve”, ka thënë Gentiana Shabani.