Lajme

Gruevski jep dorëheqje

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ishte ajo e cila e para mbrëmë, dikund pas mesnate, njoftoi se kryeministri Nikolla Gruevski së shepjti do të deponojë  dorëheqjen e tij.

Kjo dhe ndodhi. Në konferencën për shtyp e cila përfundoi para disa minutash, kryeministri në largim Nikolla Gruevski paralajmëroi se nesër para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do ta deponojë dorëheqjen e tij.

“Nesër deri te kryetari i Kuvendit do ta dërgoj letrën time me dorëheqjen e kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë e cila do të jetë efektive njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, kurdo që ato të mbahen”, tha Nikolla Gruveski në paraqitjen e tij për opinionin publik, njofton Zhurnal.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski në fjalimin e sotëm para opinionit theksoi se nesër herët në mëngjes deri te kryetari i Kuvendit do të dërgojë letër me dorëheqje në funksionin kryetar i Qeverisë, e cila dotë jetë efektive në njëqind ditët para datës zyrtare të zgjedhjeve.

“Nësër në mëngjes deri te kryetari i Kuvendit do ta dërgoj letrën time me dorëheqje të funksioninit kryetar i Qeverisë, e cila dotë jetë efektive në njëqind ditët para datës zyrtare të zgjedhjeve”, tha kryeministri.

Kryeministri dorëheqjen do ta paraqesë në Kuvend, siç tha ai, pasi përfundojnë njëqind ditët para 24 prillit, ditën për të cilën është dakorduar për të mbajtur zgjedhje të parakohshme paralamentare dhe se ajo ka hyrë në ligj.

“Unë qëndroj edhe prapa asaj pjese të marrëveshjes. Unë dua përfundimisht të largohet paqartësia, të largohen të gjitha problemet, konfliktet pas nesh, unë dua që vendi ynë të ecë përpara dhe të vazhdojë të zhvillohet fuqishëm”, theksoi Gruevski.

Kjo dorëheqje, theksoi ai, e “tregon fuqinë e besimit tonë dhe besimin në demokraci.”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button