Lajme

Karadaku i Preshevës po zbrapset, vetëm dy nxënës në Depcë

Kjo është mënyra se si shkojnë në shkollë cdo ditë, Fatjoni e Malsori, dy nxënësit e vetëm të paraleles së ndarë të shkollës fillore “Migjeni” në fshatin Depcë të komunës së Preshevës.

Kjo shkollë fillore, deri në vitin 1999 kishte dy paralele me 50 nxënës por tash këtu mësojnë vetëm dy nxënës, ndërsa tre të tjerë të këtij fshati udhëtojnë çdo ditë në shkollën tjetër për të vazhduar edukimin në ciklin e lartë fillorë.

Në Depcë, aktualisht jetojnë vetëm dymbëdhjetë familje në kushte tërësisht minimale. Banorët ankohen se ky fshat por edhe Karadaku i Preshevës, gjithnjë janë lënë pasdore nga shteti, ndaj banorët kanë braktisur vatrat e tyre, raporton rtk, transmeton Titulli.com

Mungesën e banorëve, më së shumti e ndjejnë fëmijët. Yllzon Mustafa, duke rikujtuar moshatarët e tij, ka edhe një ëndërr.

E ndërsa kushtet janë tejet të rënda, mësuesi Hashim Ajvazi, i cili sivjet shënon 41 vjet përvojë pune, ka një zotim.

Fshati Depcë me shtatë lagjet e tij, dikur ishte më i populluari në Karadakun e Preshevës. Në këtë shkollë e cila ishte ndër të parat e kësaj zone, mësimin dhe shkrimin shqip e kanë mësuar dhjetëra gjenerata.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button