Klubi futbollistik Bukuroca këtyre ditëve ka pranuar ftesë nga Federata Shqiptare e futbollit, në klubin në fjalë kan arritur dy ftesa që më 22 janar të këtij viti mbahet seleksionimi për zbulimin e talentëve të grupmoshës U19 i cili mbahet në Tiranë ndërsa për grupmoshën U17 do të mbahet më 29 janar, raporton Presheva.AL
Izmir Xhelili është lojtari i përzgjedhur nga KF Bukuroca i cili do të udhëtoj drejt Shqipërisë.
Edhe pse në vendin tonë moti nuk është i përshtatshëm për pregatitje perfekte, dëshira e madhe e lojtarit nuk ka munguar i cili ndjehet i lumtur që i është dhënë mundësia dhe premton se do të jap maksimumin e tij gjatë përzgjedhjes së Kombares U19.
Përgatitjet e lojtarit janë bërë nga treneri Sherif Jonuzi që Izmiri të paraqitet sa më mirë në mesin e 60 lojtarëve tjerë.
Shpresojmë se do të arrijë të futet në kombtare i urojmë suksese. Presheva.AL