Lajme

Lëndohet minatori në minierën “Lece” të Medvegjës

Goran Ivanoviq nga Gazdara (1963), minator në minierën “Lece”, në Medvegjë, rëndë është lënduar me rastin e shembjeve në shpellë.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ka thënë se minatori i lënduar është duke u përmirësuar.

“Sipas informatave të fundit të cilat i kam, gjendja e tij shëndetësore është stabile“, ka thënë Arsiq, shkruan fonet.

Minatori i lënduar pas rastit në fjalë menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike të Nishit, ku është operuar dhe tani është duke u përmirësuar.

Ivanoviq ka thyer brinjët dhe ka lënduar shpretkën, por ka pasur edhe gjakderdhje të brendshme.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek shembja e shpellës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button