Lajme
Lerani dhe Golemidoll themelojnë nëndegën e 16-të e Alternativës
Në ambientet e shkollës fillore në fshatin Leran, u bë themelimi i nëndegës së 16 të Alternativës.
Fshati Leran dhe Golemidoll zyrtarizuan përkrahjen ndaj partisë më të re në Luginë të Preshevës APN, të zhgënjyer dhe të lodhur nga premtimet boshe të partive aktuale një numër i madh i banorëve u rreshtuan në Alternativë, raporton Presheva.AL
Kryesia e zgjedhur përbëhet nga 19 anëtarë, ku për kryetar të nëndegës u zgjodh Suat Memeti, nënkryetare u zgjodh Mirushe Miftari dhe sekretar u zgjodh Adem Hetemi.