Opinione

Lutje për mësuesit, profesorët dhe intelektual të tjerë

Me që se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare, u bëj një lutje mësuesve, profesorëve dhe shumë intelektualëve tjerë që të mobilizohen dhe ti thon mjaft më këtij pushteti aktual që deri sot e ka shpërngul rinin tonë.

Dijeni se shkaku qësot kjo politik aktuale egziston është për fajin tuaj mësus sepse ju jeni ata të cilët po i ndihmoni këtij pushteti ksaj shpërngulje në heshtje.
Askush nga ju deri më sot nuk jeni ankuar per gjendjen aktuale në luginen e Preshevës.
Unë asnjëher nuk besoj që ju e dëshironi kët gjendje nga që ka edhe nga ata mësues qe vetem per rroga te tyre nuk i dalin kundër këtij pushteti.
Por ju në qoftë se jeni për një rrogë nesër nuk do të keni punë sepse rinia ditë për ditë po largohet në heshtje.
Unë si i ri gjithmonë kam menduar se mesuesit, profesorët e disa intelektual janë ata të cilt e mbaj rinin tonë të buzëqeshur.
Po ja që unë ende jamë në ëndërr por prap se prap shpresoj tek ju se do të na ndryshoni ardhmërin në vendin tonë nuk ju bëj lutje të votoni kët parti apo atë parti por ju bëj lutje që ti thoni mjaft më ktyre metrapazav politik aktual.

Ju bëj lutje edhe juve që jeni bashkpuntor të këtij pushteti dhe e dini ket realitet që po ndodh tërhiquni nga kjo padrejtsi, sepse edhe fëmijet e juaj janë të rinjë si unë e plot të të tjerë.
Mos na lejoni që si opsion ta kemi Europën sepse ne e kemi vendin ton i kemi të gjitha që të nesërmën ta ndërtojmë këtu se bashku me ju duke punuar me ju në mënyr Demokratike për të drejtat që na takojn.
E di se shumica thon ne jemi nën serbi dhe asgje nuk mundemi të bëjm por gaboheni sepse së bashku askush nuk do të na mposhtë.
Kaq shumë vite shkuan pushteti aktual po të kishte punuar për popull sot nuk do të kishte shpërngulje kaq të madhe.

Andaj mësues profesor dhe Iintelektual të tjerë pranoni lutjen time dhe mendoni për rinin për ardhmërin.e vendit tonë sepse ju jeni ata të cilt na jepni Arsim, Kulturë etj.

Opinioni është shkruar nga: Rinor Krasniqi I Diplomuar në: Shkenca Politike Në:Tetovë SEEU University dhe nuk paraqet mendimin e portalit informativ Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button