Mbahet mbeldhja e parë e këshillit komunal në Preshevë për vitin 2016
Antarët e këshillit komunal në Preshevë mbajtën sot mbledhjen e parë për këtë vit kalendarik. Pikat e rendit të ditës së sotme ishin të rëndomta sepse ushtrimi i pushteti vendor ishte një përsëritje e gjitha veprimeve nga viti i kaluar ka theksuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Pika e parë ishte shqyrtimi i kontratës dy palëshe mes ndërmarrjes publike “Moravica” dhe Komunës së Preshevës, me këtë rast kshilli komunal në mbledhjen e sotme nuk dha dritë jeshile në rritjen e ndonjë shërbimi të ndërmarrjes publike “Moravica” raporton Presheva.AL
Në kuadër të mbledhjes së sotme është shqyrtuar dhe miratuar plani për prokurorime publike për komunën e Preshevës për vitin 2016.
Në fund kishte edhe pika të ndryshme, pikat e shqyrtuara dhe miratuara sot do të adresohen për shqyrtim dhe miratim nga këshilltarët e kuvendit komunal të Preshevës. Presheva.AL