Lajme

Nagip Arifi i paralajmëron për bela vëllezrit Behluli nga Bujanoci!

Njoftim për opinion

E njoftojmë opinionin e gjerë se mbrëmë, më datë 04.01.2016, rreth orës 23:30 kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar nga djali i tij Festim Arifi dhe vëllau Galip Arifi kanë kërcënuar Xhelal Behlulin, menaxher i TV Spektri.

Rasti ka ndodhur para dyerve të shtëpisë së Xhelal Behlulit në fshatin Lluçan ku kryetari i komunës së Bujanocit me familjarët e sipërpërmendur kishin arritur me dy vetura.

“ Paraprakisht Nagip Arifi më ka kontaktuar në telefon duke më pyetur nëse jam në shtëpi dhe se ka një bisedë me mua. Pas pak kohe kam dëgjuar disa trokitje të forta tek dyert e oborrit.
Me të dal jashta shtëpisë e kam parë Nagip Arifin me familjarët e tij të cilëve u kam ofruar të futen brenda ashtu siç e ka zakon tradita shqiptare.

Pasi kanë refuzuar këtë kanë nisur akuzat në drejtim të vëllaut tim Nexhat Behluli për gjoja një shkrim në një profil të facebokut që kishte të bënte me familjarët e kryetarit të komunës.
Në këtë drejtim më i zëshmi ishte vëllau i Nagip Arifit, Galip Arifi, i cili gati gjatë gjithë kohës mu ka drejtuar me tone të larta ndërsa aspak nuk e kishte parasysh kërkesën time që pasi ishin orët e vona të ul zërin dhe të futen brenda.

I gjithë rasti ka përfunduar me fjalët dhe porosinë e Nagip Arifit se tash e tutje jemi në bela “ , përfundon rrëfimin Xhelal Behluli, duke shtuar se fjalët e njejta sot i ka deklaruar në polici ku edhe ka paraqitur rastin e natës së kaluar.

Nga ana tjetër, Nexhat Behluli, kryetar i kompanisë mediale Spektri thotë se “ asnjëherë nuk ka publikuar shkrime për familjarët e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe aq më pak të ketë ndonjë profil të rrejshëm në facebook.

Është e nevojshme që për këtë rast dhe për raste tjera të profileve fantome të facebookut të merren organet kompetente ” thotë Behluli duke e quajtur të papranueshëm kërcënimin që vie nga kryetari i Bujanocit dhe familjarët e tij.

Bujanoc: 05 janar 2016,
TV Spektri

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button