Lajme

Ndërron jetë 29 vjeçarja nga Bujanoci Alemdina Maksuti – Rashiti

Në orët e mëngjesit të sotëm (e mërkure), pas një sëmundje të rëndë, në moshën 29 vjeçare, ka ndërruar jetë Almedina Maksuti – Rashiti nga Bujanoci.

Almedina Maksuti, ishte juriste me profesion, dhe për një kohë punoi në Prishtinë.
E lindur në Bujanoc, më 26 maj të vitit1987, Almedina rrjodhi nga një familje intelektuale, ku gjithnjë ishin në shërbim të çështjeve kombëtare.
Almedina, ishte e martuar në Tërnoc, dhe pas vete ka lënë, djalin Arisin 4 vjeç.

Varrimi i të ndjerës, do të bëhet nesër me ikindi në Bujanoc.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button