Lajme

Në Bujanoc në polici komandanti shqiptar, ndërsa në Preshevë emërohet serb

Para disa ditësh për komandant të stacionit policor në Bujanoc në kuadër të reorganizimit të policisë në Serbi për herë të parë është emëruar një shqiptar, ndërsa në vend të komandantit të stacionit policor në Preshevë do të jetë serb.

Për komandant të stacionit policor në Bujanoc është emëruar Ekram Krasniqi, i cili punon nga viti 2002 në Bujanoc.

Sipas dhënësit të drejtorisë së policisë, transmeton presheva.com, në Vranjë Dragan Stamenkoviq në Preshevë si komandant në mandatin e ardhshëm do të jetë Goran Saviq.

Komandantëve të ri në stacionet policore në Bujanoc dhe Preshevë mandati i ka filluar me 1 janar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button