Lajme

Në fshatin Bilaç gjenden eshtrat e një foshnje të vdekur

Banorët e fshatit Bilaç afër shkollës së fshatit kanë gjetur një kafkë që supozohet të jetë një bebe e porsalindur. Hetimet e policisë kanë çuar tek një shtatëmbëdhjetë vjeçare e po këti fshati Xhemile Rashiti e cila e mohon krimin.

Mbetjet e foshnjës kanë gjetur banorët e fshatit më 11 janar dhe menjëher kan informuar policinë, ku dhe prokuroria ka urdhëruar një autopsi të rezultateve të cilat nuk kanë mbërritur ende, të cilat rezultate përmes ADN-së duhet të vërtetojnë se a është Xhemilja nëna e foshnjes.

Leposava Jovcic, zëdhënës i Zyrës së Prokurorisë së lartë publike në Vranjë thotë se pa analizën e autopsisë dhe rezultatet e ADN-së nuk mund ta di nësë Xhemilja është nëna e foshnjës së të cilës trupi i copëtuar u gjet në këtë fshat.

Shefi i policisë Sladjan Velinovic ka thënë se ka dyshime se një vajzë e re nga fshati ka mbytur fëmijën, por polica ende është duke punuar në këtë rast.

Banorët e fshatit Bilaç janë tronditur nga ky rast, ata tregojnë shtëpin ku jeton vajza dhe thonë se ajo kishte një të dashur në fshatin Bilaç.

Ne ishim këtu kur fëmija është gjetur, pastaj policia shkoi në shtëpinë e saj, the thanë se ajo ishte shtatzënë. Ndoshta dhe ka qenë, ne nuk e kemi parë për një kohë të gjatë në fshat. Mirëpo skena që kemi gjetur këtu në afërsi të shkollës është si nëpër film horror thonë të rinjët e këtij fshati.

Mediat serbe gjatë vizitës në këtë fshat shkruajnë se kanë vizituar edhe shtëpinë e të akuzuares ku derën e shtëpisë ia ka hapur kushëriri i saj, dhe menjëher ka dalur dhe vajza. Me qetësi dhe një buzëqeshje në fytyrën e saj, duke mohuar se ajo kishte fëmijë.

Xhemile RashitiUnë nuk kam as burrë as të dashur, e lëre më një fëmijë, të gjitha janë gënjeshtra.
Kushëriri i saj tregon se vajza është mirë dhe kujdeset për prindërit e sëmurë dhe ka një vëlla dhe një motër.

Policia po punon intensivisht për të hedhur dritë mbi këtë krim, por nuk dëshiron të zbulojë detaje. Një burim i afërt me hetimin nga një fqinj erdhi në përfundim se ndoshta kjo vajzë e cila dyshohet që ka edhe probleme mendore, si dhe nëna e saj, ku dyshimet fillestare u drejtuan se ndoshta baba i fëmijës është ndonjëri nga refugjatët që po kalojnë përmes vendit tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button