Lajme
Në jug të Serbisë janë doganuar 500 vetura më shumë se në 2014

Në regjionin e doganës së Nishit gjatë vitit të kaluar janë doganuar 3553 vetura të përdorura, çka i vjen rreth 500 vetura më shumë se në vitin 2014.
Të dhënat e doganës tregojnë se dogana e Nishit vitin e kaluar ka paguar nga veturat e përdorura 408 milionë dinarë të ardhura, ose 36 milionë dinarë më shumë se 2014.
Një numër i madh i veturave janë regjistruar edhe në komunën e Preshevës dhe Bujanocit të importuara nga Zvicra dhe Gjermania.