Desaret Murati: Pastërtia preventiva për shmangien e gripit

Desaret Murati kryeshef në shërbimin e praksës së përgjitshme në shtëpinë e shëndetit në Preshevë thekson se në këtë instuticion nuk kemi ndonjë evidencë të sakt sa i përket rasteve me grip, raporton Presheva.AL sipas tij gripi nuk ka shenja të veçanta nga ftohja madje ftohja e zakonshme dhe gripi janë gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi si dhe simptoma të përgjitshme temperaturë dhe ethe.
Çdo i katërti pacient është me simptome të gripit në këtë shërbim shëndetsor, e sa i përket gripit të derrit mjeku në fjalë thotë se gjithmonë ka qenë prezent por imunetiti i njeriut e ka luftuar atë me sukses, mbase çdo grip mund të jep komlikacione e sidomos personave me sëmundje kronike dhe atyre në moshë të shtyer ndërsa si preventiv apo armë më e fortë që mund të konsiderohet është pastërtia dhe shmangia nga ambientet e mbyllura.
Sipas mjekut në fjalë si preventivë shtesë për imunitet të fortë sygjerohet konsumimi i pemëve perimeve dhe lëngjeve të ndryshme. Presheva.AL