Lajme

Po vjen Ndryshimi pushteti aktual edhe 100 ditë jetë (Foto)

Alternativa për Ndryshim mblodhi me qindra simpatizantë në shtëpinë e kulturës Abdulla Krashnica, salla ishte e vogël për të gjithë të pranishmit, në këtë takim u themeluan dhe nëndegët e APN-së të njësisë nr 8 dhe nr9.

Hapjen e këtij eventi e bëri moderatorja Mimoza Fazliu dhe paraqiti agjendën para të pranishmëve, më pas fjalën e mori Armend Aliu duke shpalosur një historik tëshkurtër se si filloi iniciativa për themelimin e APN-së si dhe planin për zhvillimin ekonomik për ringjalljen e Preshevës.

Armend AliuNë janar të vitit 2015 një grup të rinjësh nga Presheva iniciuan APN-ën me synim që ta largojnë Preshevën nga kjo politikë e deri tanishme që i ka shkatuar dëme të mëdha, ku një numër i madh i të rinjëve u bashkangjitën.

Në fillim u bë hapja e zyrës së Alternativës, zyre kjo që shërben si adresë e pakënaqësive ku qytetarët ti shfaqin pakënaqësit ndaj pushtetit lokal

Alternativa mblodhi mbi 1300 nënshkrime për vetëm 7 ditë ku dhe u regjistrua si partija më e re në Luginë, gjithashtu pati takime me ambasada të Gjermanisë, Kosovës, Shqipërisë.

Zëri i Alternativës mori jehonë jo vetëm në qytetin e Preshevës por në të gjithë rajonin.
Mungesa e gjykatës dhe prokurorisë që u largua nga Presheva, shtyri që APN të fillojë një peticion për kthymin e kësaj gjykate, ku gjeti përkrahjen e mbi 6000 banorëve që nënshkruan këtë peticion ku më pas iu dërgua në instucionet relevante dhe u njoftuan të gjithë ambasadat mike.

APN filloi me strukturimin e partisë duke themeluar nëndegat në të gjithë fshatrat e Komunës së Preshevës duke filluar me fsh.Tërrnavë dhe mbarimin e bëri sot me nëndegat e njësisë nr 8 dhe 9, duke i falemnderuar të gjithë të pranishmit që u bënë pjesë e Alternativës.

APN tani më si lëvizje e konsiluduar e Preshevës fton qytetarët që keqmenaxhimin e politikës së deri tanishme ta denojmë me votën tonë.

Armend Aliu paraqiti edhe shtyllat kryesore të APN-së që është zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi profesional i Komunës së Preshevës, fokus të veçant do ti bëhet edhe krijimit të reja të vendeve të punës, komunikimi me diasporën e luginës, investimi në bujqësi, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me këshilldhënje dhe ndihmë financiare.
Kompletimi i zonës industriale për tërheqje të donatorëve të huaj, luftë të pamëshirëshme ndaj korrupsionit.

Ai ishte edhe kritikues i pushtetit lokal duke treguar se si 3 milion euro nga buxheti i komunës ata i harxhuan në beton dhe kocka për të mashtruar qytetarët përsëri.

APN do të kthej nderin dhe dinjitetin i cili është shkelur nga politika aktuale, diskriminim nuk kemi nga Serbia por pushteti lokal me politikën e tyre ndihmonë diskriminimin në Luginë, me ardhjen tonë në pushtet nga roli i viktimës do ta kthejmë qytetarin e Luginës në faktor vendimmarrës.

Do ta rikthejm komunikimin me diasporën e Luginës ku pushteti lokal dhe deputetët tanë e kanë zero, diaspora mund të kontribuojë në finansim dhe me përvojën e marrë nga vendet e europës.
Aliu e përfundoi fjalimin me një thirrje bëhu zëri i ndryshimit bëhu zëri i APN-së.

Investitori nga Cyrihu

Investitori nga Gjermani

Më pas u prezantuan dhe dy investitor të huaj një kompani nga kontoni i Cyrihut dhe kompania nga Gjermania, që para publikut treguan se do të hapin vende të reja të punës duke jetuar dhe punuar së bashku, e rëndësishme për Preshevën është agronomia ju nuk keni nevojë të importoni pemë dhe perime nga vendet e jashtme kur mund ti punojmë ato së bashku në vendin tuaj, me investimin në Preshevë do të hapim vende të reja të punës me qëllim që rinia e këtij vendi të mos ik në vendet e europës, përfundoi fjalimin investitori nga Gjermania.

Shqiprim ArifiMe një rrespekt dhe duartrokitje të madhe në skenë u ngjit dhe kryetari i APN-së Shqiprim Arifi ku para të pranishmëve bëri një fjalim të fuqishëm duke i prekur të gjithë dukurit negative në vendin tonë, raporton Presheva.AL

Ne jemi një popull rezistent që nuk kemi lejuar të shkilemi dhe të nënçmohemi nga askush, të gjithë e kemi këtë prejardhje, këtu ka stopuar largimi i shqiptarëve sepse kemi qenë rezistent ndaj torturave që kanë tentuar shpërnguljen e banorëve të këtij vendi, duke i falemnderuar prindërve tonë sepse ata kanë rezistuar dhe na kanë rritur dhe edukuar si dhe na kanë dhën perspektivë duhet të jemi krenar me prindërit tanë.

Falemnderim i veçant shkon edhe për ushtarët e këtij vendi që kanë flijuar gjithçka për çlirimin e këtij vendi nga diktatura Serbe, faleminderit edhe miqëve të shteteve të bashkuara të Amerikës dhe bashkimit europian që na kanë ndihmuar.
Faleminderit popullatës me gjithë sakrificën që kanë kontribuar në forma të ndryshme, ju e bëni ndryshimin ne jemi Alternativa, prezenca e juaj tregon që populli i Luginës tashmë ka opcion për dhënjen e votës në këtë vend, bëhuni pjesë e hisorisë bëhu pjesë e ndryshimit.

I falemnderoj dhe investitorët që duan të fillojnë biznesin e tyre edhe pse nuk janë banorë të këtij vendi për të vetmen arsye për ti ndihmuar qytetarët e Preshevës të dalin nga kjo gjendje e rëndë ekonomike.
Këta investitor nuk janë në shërbimin e APN-së dhe nuk mbështetin partin për ti fituar votat e juaja.
Do të ndërojmë një biznes dhe ekonomi që nuk dëmtohet qytetari i Preshevës.
Pushteti aktual dhe partit tjera me thashetheme të botës virtual po mundohet të huton elektoratit, qytetarë të dashur ata janë duke shkelur në nderin e shqiptarëve dhe në tokën e shqiptarëve, andaj më 2016 ne duhet ti tregojmë që nuk kemi mëshirë për këtë pushtetë dhe ti themi mjaftë mashtrimeve duke blerë votën e qytetarit të ndershëm.

Të disfalifikojmë të gjitha partit në vend me zgjedhjet e ardhshme, të vetëdijësohemi dhe të mos lejojmë që edhe për 4 vite të ardhshme të na udhëheqini hajnat, dhe gënjeshtarët.

Do të fillojmë nga Komuna duke ndryshuar gjithçka duke bërë menaxhimin profesional, jo sikur pushteti aktual që gjatë orareve të punës qëndrojnë nëpër kafene.

Ju ftojë që ta shpërndani idejën e Ndryshimit në të gjithë vendin tonë dërgojeni edhe në Bujanoc sepse edhe atje do të vijmë.

Pas këtij fjalimi të fuqishëm të Z.Shqiprim Arifit u bë dhe shpërndarja e librezave për të gjithë nëndegët dhe anëtarët e APN-së, ku u shpërndan 4300 libreza të antarësisë në APN.

Kryetari Arifi e mbylli takimin duke i thënë elektoratit që këta jan kryetarët e nëndegëve dhe do të jenë nëshërbimin tuaj, nëse keni pakënaqësi drejtohuni te unë. © Presheva.AL

Related Articles

Back to top button