Lajme

Pohim tronditës i avokates të të akuzuarve për vrasje të Curuvijës

Fondacioni Slavko Curuvija ka reaguar me një komunikatë në lidhje me deklaratën Zora Dobricanin Nikodinovic, avokates të të akuzuarve për vrasjen e Slavko Curuvijës

Fondacioni Slavko Curuvija është tronditur nga deklarata e Zora Dobricanin Nikodinovic, avokates të të akuzuarve në procesin për vrasjen e Slavko Curuvijës, ne lidhje me atë që Fondacioni merr mbështetje financiare të Fonacionit të vëllezërve Rokfeler,”kundër së cilës ajo nuk mund të luftojë”, thuhet në komunikatën e fondacionit, njofton Titulli.

Në seancën e djeshme dëgjimore, Dobricanin Nikodinovic hapur ka sugjeruar që Fondacioni dhe “Cenzolovka”, mediumin që ka themeluar Fondacioni, janë instrumentalizuar në procesin e raportimit mbi gjykimin, duke mbrojtur interesat e një force të errët “nga jashtë”, e jo interesin e opinionit në Serbi.

Sigurojmë avokaten Dobricanin Nikodinovic se kundër klientëve të saj nuk qëndrojnë as “Cenzolovka”, as Fondacioni Slavko Curuvija, as Rokfelerët, as iluminatët – por aktakuza, dëshmitarët dhe materiali dëshmues në procesin për vrasjen e Slavko Curuvijës, thuhet më tej në kumtesë.

A do të jetë kjo e mjaftueshme që të akuzuarit edhe të dënohen, mbetet të shihet. “Cenzolovka” dhe Fondacioni do të vazhdojnë të përcjellin gjykimin dhe të informojnë opinionin, dhe këtë do ta bëjnë, sikur edhe deri më tani, në përputhje me standardet më të larta të profesionit të gazetarisë.

Përkujtojmë avokaten Dobricanin Nikodinovic që argumenti i “rrogëtarëve të huaj” është përdorur për satanizimin e atyre që kritikonin regjimin e Slobodan Miloshevicit, pikërisht në kohën para vrasjes së Slavko Curuvijës, dhe kjo në masë të madhe ka kontribuar në krijimin e atmosferës në të cilën u bë vrasja. Andaj, duke respektuar të drejtën e saj për të mbrojtur klientët, e ftojmë që këtë ta bëjë në përputhje me parimet e mirësjelljes elementare njerëzore, thuhet në fund të komunikatës së Fondacionit Slavko Curuvija.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button