Lajme
Preshevën e mbulon bora

Reshjet e dendura të borës që kanë rënë gjatë natës së të shtunës kanë mbuluar Preshevën dhe rrugët e qytetit, trashësia e borës ka shkuar në nivelin e 5 cm, ndërsa rrugët si çdo herë nuk janë pastruar menjëher dhe drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes, e sidomos gjatë qarkullimit në zonat e thella malore (Rrugës për Gjilan), raporton Presheva.AL
Siç raporton Presheva.AL nga tereni rrugët momentalisht janë ta qarkullueshme por duhet të bëhet shumë kujdes.
Qytetarët e Preshevës presin që sa më shpejt kompania që ka marrë përsipër pastrimin e rrugëve dhe rrugicave të dal në teren dhe të mundësojë qarkullimin e lirë të automjeteve. Presheva.AL