Lajme

QHM: Punësimet e aranzhuara poltike në Preshevë (Dokument)

Dy partive më të mëdha në Preshevë, asnjëherë nuk ju ka munguar bashkëpunimi, jo vetëm mes veti, por duke gjetur përkrahje edhe nga gjykatat edhe nga qeveritarët e Beogradit për të punuar sipas dëshirës së tyre e jo ligjit. Ndonëse shumë të rinj në Preshevë kanë diplomuar, magjistruar e doktoruar, atyre nuk ju jepet mundësi, që të punësohen dhe të ushtrojnë profesionin e tyre.

Defekti qëndron në atë se këto dy parti nuk hapin konkurse si në shtetet demokratike për shkak se kanë ligjet dhe zakonet e veta partiake e duke mos përfillur ligjin e shtetit ku jetojmë.

Në Preshevë, mund të punësohen vetëm rrethi i ngushtë dhe familjarë të kryetarit dhe deputetit ndërsa të tjerët munden vetëm të shfaqen nëpër tubime parazgjedhore dhe duke vrarë veten me dorën e vetë në çdo katër vjet për t’ia zgjatur jetën këtyre dukurive negative me dy parit e Preshevës.

Edhe pse shumë të rinjve që kërkojnë punë ju thuhet se me rregulloren e qeverisë deri në mars të 2016 nuk lejohet të hapen vende të punës këto dy parti për familjarët dhe klanin e partive të vetë luajn “shulevek” me vende të punës.

Edhe për kundër asaj që klanistët e këtyre partive kanë në vend pune ata mund t’i ndërroj ato sipas dëshirës së vet duke i bartë ata nga vendi i punës në “gradska çistoqa” e në arsim e anasjelltas!

Riza Halimi dhe Ragmi Mustafa, pas një bisede telefonike u dakorduan që partiakut të Riza Halimit, gjegjësish, M.N t’i ja japim një vend tjetër pune pasi që në administratën komunale pak ca ju kishte mërzitur dhe ata vendosën që ta bartin në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”.

Më datën 24.09.2014 drejtoresha e shkollës B.S dhe kryeshefi i administratës M.A nënshkruan marrëveshje me (Nr.576 të datës 24.09.2014) për marrje të punëtorit nga komuna në shkollën fillore. Ku M.N në të njëjtë ditë 24.09.2014 lëshon një vend pune me vendim të përhershëm dhe në të njëjtë ditë 24.09.2014 pranohet në punë PA konkurs në SHF “Prof.Ibrahim Kelendi”

Përpos kësaj marrëveshja me (Nr.576 të datës 24.09.2014) M.N nëse prapë i kërcen kandari për me u kthye në kuvendin komunal ata ja kanë garantuar këtë me pikën V të marrëveshje NR 576 që mund të kthehet përsëri.

Heshtja e Beogradit dhe mbështetja e gjykatave në favor të politikës!
Në këso raste shumë herë dhe asnjëherë inspektorët republikanë nuk marrin masa adekuata, aty kur ju drejtohet pala fizikisht kthejnë përgjigje në favor të partive politike shqiptare se nuk është shkel ligji (Shiko Dok.nr4). Ndërsa kur këkron policia dhe prekuroria ata mbushin tri faqe sqarim. (Shiko Dok.nr 1,2,3)

Ata të Beogradit veprojn kështu pasi që atyre ju shkon për lale që në Preshevë të jetë një “sallamadi” sistem, kështu që PVD dhe PDSH bëjnë ashtu siç duanë vetë.

Edhe pse në prokurori është paraqitur vepra penale me shum dëshmi për keqpërdorim të pozitës zyrtare me nenin (Čl. 359 KZ) nga drejtoresha e shkollës dhe kryeshefit së administratës prokuroria në Bujanoc mban në sirtar këtë lëndë.

Ndërsa ministria e arsimit si shpërblim ja vazhdon drejtoreshës edhe një mandat.

Organizata jo qeveritare QHM ju sjell edhe dëshmitë!

Ditëve në vazhdim do t’iu sjellim edhe skandale të tjera…

Me respekt!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button