Lajme

Refugjatët refuzojnë të shërojnë fëmijët në spitalet serbe

Migrantët që me fëmijë të sëmurë arrijnë në qendrën e pranimit në Preshevë shpesh refuzojnë të lënë fëmijët e tyre të shërohen në njërën nga spitalet e jugut të Serbisë, shkruajnë mediet serbe, transmeton presheva.com.

Prindërit e fëmiut nga Siria i cili ditën e hënë ndërroi jetë në veturën e ndihmës së shpejtë, jo larg Preshevës kanë kërkuar ndihmë të mjekut kur kanë hyrë në Serbi, edhe pse fëmiu ka pasë probleme shëndetsore qysh në Maqedoni.

Djaloshi dyvjeçar është varrosur në varrezat e Preshevës.

Prindërit e fëmijës me pjestarët tjerë të familjes menjëher pas varrimit kanë vazhduar rrugën për në Shid.

“Jam nga Afganistani, këtu jam me fëmijët dhe duam që sa më shpejtë të arrijmë në Gjermani. Djali im i ka 3 muaj dhe ka pasë probleme gjatë rrugës. Tani është mirë dhe vazhdojmë rrugën tutje” ka thënë njëri nga emigrantët.

Mjekët e shtëpisë së shëndetit në Preshevë për gjashtë muajt e fundit kanë kryer 24.000 kontrollime të migrantëve.

Janë shumë pak nga ata që kanë pranuar shërim në spital.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button