Lajme

Rrihet barbarisht në Zvicër 12 vjeçari nga fsh.Miratoc

Të premten e kaluar në Wallen stadt është rrahur dhe keqtrajtuar një 12 vjeçar shqiptarë nga një grup nxënësish, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pushimit ndërsa nxënësi i klasës së V-të ka pësuar lëndime të rënda në kokë duke u dërguar në spital, raporton Presheva.AL

Siç ka mësuar Presheva.AL Fatlum J. është nga fshati Miratoc i cili me familjen jeton në Zvicër, në një intervistë për televizionin zvicerian fëmija dhe prindëri i tij kanë rrëfyer ngjarjen e asaj dite, ajo për çfarë dyshon familja është se djali është sulmuar nga motive raciste gjë që e ka konfirmuar edhe vet Fatlumi.

Ndërsa babai i djaloshit Faiku për mediat në Zvicër ka thënë se është i dëshpëruar pasi që këta tipa të dhunshëm nuk po bartin fare pasoja për atë që kanë bërë, ata shkojnë si më parë në shkollë dhe nuk janë denuar fare duke potencuar se asnjëri nga dhunuesit nuk është paraqitur të kërkojë falje.

Ndërsa Fatlumi përkundër daljes nga spitali ende ndien dhimbje në trup dhe çfarë është më dramatike akoma ka frikë kur shkon në shkollë.

Kur shkoj në shkollë ata që më kërcënuan qeshin me mua përfundon deklaratën i riu nga Miratoca.
Në anën tjetër drejtori i shkollës ka thënë se kjo gjë është e pa tolerueshme duke theksuar se grupi i dhunshëm duhet përgjigjet për atë çfarë ka bërë, ndërsa policia po i vazhdon hetimet mirëpo sa kohë nuk është e qartë se cilët nxëns janë të involvuar vlen pezullimi i pafajsisë.

Ndërsa për Faikun babain e Fatlumit nga Miratoca e gjithë kjo është një ngushllim i vakët, dhe ai po mendon të shpërngulet me familjen në ndonjë vendbanim tjetër.

Policia e kantonit St.Gallen e ka konfirmuar rastin dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes, ndërsa babai tregon se djali është rrahur pa arsye. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button