Lajme

RTV Presheva pjesë e protestës në Beograd, kërkohet ndarja kapitalit për punëtorët

 Shumë televizionie ka kohë që presin një vendim të qeverisë për deri sa këto mediume dal ngadalë po shkojnë drejt shuarjes ndërsa ligji për infromim vazhdon të mbetet vetëm në letër.

Këtu jemi sepse më shumë se 4 muaj qeveria Serbe nuk po zbaton ligjin mbi mediat dhe refuzon që mediat e pashitura t’ua dorëzojë punëtorëve e drejt kjo e tyre, shteti i cili ka aprovuar vetë ligjin që e detyron të largohet nga prona e mediave tash po e zvarrit këtë ligj duke mos finansuar mediat e në anën tjetër po i shuan në heshjte. Ndërkaq të kundërtën gazetarëve dhe punëtorëve të mediave po u merret e drejta që u takon me ligj ka thënën Nino Bajatovic sekretar gjeneral i Nusi-it, transmeton Presheva.AL

Ju rikujtojmë se kuvendi i shoqatës së gazetarëve UNS më 22 dhjetor ka kërkuar nga qeveria që deri në vitin e ri të zbatojë rekomandimet e ligjit mbi informim që garanton ndarjen e aksioneve gazetarëve dhe mediave, dhe nëse vazhdohet me thyerjen e ligjit ministri i kulturës Ivan Tashovac dhe sekretari shtetror Sasha Markovic duhet të japin dorëheqje. Sepse në emerë të qeverisë i kan premtuar UNS-it që gazetarët dhe mediat do të fitojnë aksionet pa pagesë.

Ndërkaq kryetari i këshillit drejtues i UNS-it Petar Jeremic ka lexuar kërkesat të cilat pas protestës iu kanë dorëzuar qeverisë.

UNS-i dhe punëtorët e mbi 15 mediave regjionale dhe lokale nga tërë Serbia kërkojnë që sa më shpejt dhe pa asnjë vonesë të zbatohet ligji mbi informimin publik që u mundëson punëtorëve marrjen e mediave të pashitura.

Ne kërkojmë nga qeveria që urgjentisht të sigurojë punëtorëve kalimin e kapitalit pa kompenzim dhe të finalizojë procesin e privatizimit që ka përfunduar më 31 tetor 2015, gjithashtu kërkojmë që qeveria të ndryshojë rregulloren mbi dhënjen e ndihmës shtetrore për mediat që kap vlerën e 23 milion dinarë dhe për tri vite mjete këto që do të destinoheshin për finansimin e mediave private ka thën Jeremic, transmeton Presheva.AL

Në anën tjetër drejtori i Radio Televizionit Vranja Zoran Velickovic ka kërkuar nga kryeministri Aleksandar Vucic që të merr situatën në dorë për të zbatuar ligjin ose në të kundërtën ky shtet do të tregoj se shkel ligjet e vet miratuara dhe shuan mediat lokale.

Nga kjo portestë gjithashtu është kërkuar që urjgentisht të ndryshohet ligji dhe të shkarkohet ministri për informim dhe përgjegjësit për mos zbatimin e ligjit, në protestën e djeshme kanë marrë pjesë edhe punëtorët e Radio Televizionit Presheva të cilët kanë kërkuar që ky medium në gjuhën shqipe të mos jet pjesë e privatizimit pasi shqiptarët e kësaj pjese do të mbeten pa informim kur dihet se egzistenca e një mediumi në rajonin tonë nuk ka bazë ekonomike për tu finansuar.
Ata dje kanë bërë me dije se shqiptarët janë më të diskriminuar pasi nga ky muaj do të paguajnë edhe taksë për Radio Televizionin shtetror dhe Radio Televizionin Vojvodina ku nuk flitet asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button