Lajme
Serbia ua heq targat edhe veturave zyrtare të Qeverisë së Kosovës që erdhën në Luginë
Dy prej tri veturave të delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala, u janë hequr targat me të arritur në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, shkruan koha.
Ai së bashku me zëvendësministrin e Kulturës, Rexhep Hoti, kanë udhëtuar me veturën e shefit të Zyrës ndërlidhëse të Qeverisë së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku. Veturave zyrtare nuk u janë vënë tabelat e përkohshme, por ato janë mbajtur brenda gjatë vizitës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka lidhur dy memorandume bashkëpunimi me Komunën e Preshevës dhe atë të Bujanocit. Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, i ka thënë gazetës se vizita është bërë njëjtë ashtu sikurse kur zyrtarët serbë vizitojnë Kosovën.