Lajme

Shfaqen gropat pas shkrirjes së borës në Preshevë

Pas shkrirjes së borës magjistralja e cila kalon përmes qytetit është dëmtuar në mas të madhe ku dhe janë hapur një numër i madh i gropave në këtë rrugë e këto pasoja më shumë po i vuajnë qytetarët.

Fondi komual i Preshevës sikur edhe viteve tjera thotë se magjistralja nuk është në kompetencë të Komunës pasi kjo rrugë mirëmbahet nga organizatat rajonale raporton Presheva.AL

Ndërmarrja nga Vranja që ka për detyrë tashmë me vite me rradhë bën vetëm arrnimin e disa gropave por jo dhe mbulin e të gjithave.

Shkaktar të këtyre gropave janë kushtet e ftohta klimatike temperaturat minus dhe sasia e tepërt e ujit.

Vozitësit që frekuentojnë rrugët e qytetit po shprehen të mllefosur nga kjo gjendje e rrugëve në qytetin e Preshevës, ku të gjitha akuzat ia drejton Komunës së Preshevës.

Ndonëse, pushteti lokal, i cili nuk tregon aspak sjellje të përgjegjshme, mund që këto rrugë t’i shtrojë vetëm nëpër fushatë zgjedhore, e cila mund të ndodhë këtë vit. Por, të shtruarit e këtyre rrugëve në kohë fushate, janë jocilësore dhe tepër afatshkurtra. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button