Lajme

Shoqata e personave me aftësi të kufizuar në ndihmë refugjatëve me pije të ngrohta (Foto)

Shoqata e personave me aftësi të kufizuar nga Presheva me aktivistët e kësaj shoqate kanë nisur projektin e titulluar “Një pije e ngrohte për refugjatët”, në këtë kohë të dimrit ku temperaturat janë të ulëta për refugjatët që kalojnë përmes vendit tonë nga Siria, Iraku dhe Avganistani, raporton Presheva.AL

Stacionimi i shoqatës u bë afër kampit në fushën e fsh.Miratoc, pikësynimi i përfaqësuesve të shoqates dhe aktivistëve të saj janë fëmijët të moshuarit dhe gratë, ku ata do të shërbehen me nga një pije të ngroht me çaj, qumsht apo ujë nga aktivistët e shoqatës.

Projekti ka filluar ditën e Hënë më 25 janar 2015 dhe do të vazhdojë deri sa të ketë mbështetje financiare nga donatorët, ku dhe shoqata në fjalë i falemnderon të gjithë donatorët që përkrahën këtë projekt. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button