Themelohet OJQ “Qendra për hulumtime dhe monitorime” për shërbim të qytetarëve
Duke pasur parasysh mos-sundimin e ligjit në gjitha aspektet e gjegjësisht në institucionet publike, lidi ideja për themelimin e një organizate joqeveritare, që do të ndikojë në përmirësimin dhe eliminimi e dukurive negative.
Organizata jo-qeveritare “Qendra për Hulumtime dhe Monitorime”me seli në Preshevë, ka për qëllim që të angazhohet për të fuqizuar ndikimin qytetar në vendimmarrje, për qeverisje të përgjegjshme lokale dhe qendror, që të jenë efikase për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Organizata QHM, nuk u themelua për qëllim të realizimeve të projekteve që shkojnë në interesa personale, por u themelua t’i mbroj interesat qytetare, me fokus të veçantë që janë evidente në vendin tonë:
· Keqpërdorim i buxhetit;
· Nepotizmi;
· Vendosja në pozicione të ndryshme me njerëz joprofesional dhe të pa kualifikuar;
· Angazhimi për kryerje të punëve publike pa tender;
· Punësimi përmes partive e jo konkurseve;
· Mohimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarit;
· Mos-njohja e diplomave të Kosovës dhe heshtja e liderëve shqiptarë në Preshevë e më gjerë;
· Gjykatat me dirigjim të politikës lokale dhe qendrore, si dhe shumë e shumë dukuri tjera negative.
Të gjitha këto do të mundohemi t’i realizojmë në bashkëpunim dhe monitorim me organizatat qeveritare dhe ndërkombëtare, që në vendin tonë të sundoj ligji dhe jo politika.
Gjithashtu, OJQ QHM, do të jetë në kontakt me publikun ku do të organizoj edhe debate publike për të mënjanuar së bashku të gjitha dukurit negative.
Gjithmonë, në shërbim të qytetarëve QHM!
15.01.2016 Në Preshevë!