Trotuaret e akullta të qytetit rrezikojnë kalimtarët
Trotuaret me akull në qytet vazhdojnë të paraqesin rrezik të shkallës së lartë për kalimtarët shkruan Presheva.AL. Qytetarët ndeshen në akull mbi trotuare në të gjitha rrugët e qytetit, edhe pse sot është bërë pastrimi nga autoritetet kompetente nëpër rrugë, por një gjë e tillë nuk u bë nëpër trotuare.
Sipas qytearëve temperaturat e ditëve të fundit nga bora që ka rënën janë krijuar shtresa të akullta dhe mjaft të rrezikshme.
Një banorë nga Presheva për Presheva.AL ka thënë se përgjatë gjithë rrugës kryesore trotuaret janë me akull, pos akullit në trotuare janë të parkuara edhe veturat dhe këto po vështirësojn lëvizjen tonë nëpër qytet.
E qytetarëve po iu pengon edhe më shumë që nuk është pastruar sheshi në rrugën 15 nëntori afër shtëpisë së shëndetit ku sipas qytetarëve në asnjë mënyrë nuk do të guxonte që ajo pjesë të ishte e papastruar, kur dihet se nëpër trotuaret e saj kalojnë edhe njerëz të sëmurë dhe në mosha të shtyer. Presheva.AL