Unioni Europian përshëndet themelimin e Alternativës në Preshevë
Të ftuar në zyrat e Delegacionit të Unionit Europian, para zëvëndës ambasadorit të UE-së në Sërbi Z. Oscar Benedict dhe Z. Steffen Hudolini, këshilltar i lartë, përfaqësuesit e Alternativës shpalosen aktivitetet e planifikuara si dhe pjesë nga programi politik dhe zhvillimor.
Kapitujt të cilat priten të hapen për negociata për kyçje të Sërbisë në Union janë dy kapitujt që kanë të bëjnë me të drejtat themelore si kapitulli 23 për gjygjësinë dhe kapitulli 24 për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, dy kapituj të lidhur ngusht me të drejtat e pakicave.
Peticioni për kthimin e gjykatës themelore dhe prokurorisë në Preshevë i dorëzuar nga Alternativa është pranuar si totalisht legjitim dhe delegacioni i Unionit Europian vazhdon të loboj tek Ministria e Drejtësisë për kthimin e këtyrë institucioneve në Preshevë që është në përputhje me reformat e nevojshme në gjygjësorë, reforma të lidhura ngusht me kapitullin 23 të negocijatave.
U bisedua edhe për krizën e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe paaftësinë e komunës së Preshevës në menaxhim të situatës si dhe përfitim në aspektin e rritjes së kapaciteteve për menaxhim të situatave të tilla. Fatkeqësi që Presheva në kohën kur e gjithë bota i ka të drejtuara sytë kah ky qytet i cili po pret me mijëra refugjatë çdo ditë, nuk është e gatshme të përpilojë projekte për finansim nga donatorët apo nga qeveria.
Plani për zhvillim ekonomik i Alternativës është në përputhje të plotë me planet dhe fondet e Unionit Europian. Alternativa vazhdimisht po rritet, dhe çdo ditë e më tepër ekspert të fushave të ndryshme po i bashkangjiten këtij subjekti duke siguruar kapacitete njerëzore dhe intelektuale për përpilim dhe implementim të projekteve të Unionit Europian. Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm.