Lajme

Veteranët: Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së të kthehet (Video)

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇPMB kanë kërkuar kthimin e lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, i cili u hoqë tri vite më parë në mënyrë të dhunshme nga xhandarmëria serbe.

Nazmi Hajredini, kryetar i OVL të UÇPMB-së, ka kërkuar që vlerat e luftës të mos keqpërdorën nga interesat politike dhe grupore, por ato të vlerësohen për kontributin e tyre.

Ndërsa OVL e UÇPMB-së kishte organizuar tubimin përkujtimor para vendit të Lapidarit, në mënyrë të ndarë Lapidarin e përkujtuan edhe përfaqësuesit institucional të Luginës.

Jonuz Musliu, me këtë rast se institucionet kanë për obligim që të veprojnë në përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve.

Lapidari i Dëshmorëve të Kombit në Preshevë i vendosur në nëntor të vitit 2012, në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, qëndroi për dy muaj rresht, pavarësisht kërcënimeve të shumta të zyrtarëve më të lartë serb. Ndërsa ky simbol i rezistencës dhe sakrificës u vizitua nga personalitete të shumta kombëtare, në janar të 2013 qindra pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e hoqën atë për të mos e kthyer.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button