Lajme
Vranjë: Autobusi futet në kafiteri

Autobusi i firmës “Kavim Jedinstvo” i cili ka relacionin Vranjë deri në Banjë të Vranjës në mëngjesin e ditës së martë është aksidentuar duke u futur në kafene “79” në afërsi të fshatit Suhodoll.
Goran Jovicic nga departamenti i policisë në Vranjë, tha se autobusi në fillim u përplas me një pemë dhe pastaj në me derën e mbrapme të kafiterisë. Sipas tij, një udhëtar u plagos, por mjekët ende nuk kanë dal me informatë për gjendjen dhe lëndimet e personit.
Shkaku i aksidentit sipas informatave jo zyrtare thuhet se autobusit i shpërtheu një gomë.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa rruga është liruar dhe është e kalueshme.