Fitojnë Inter dhe Milan (Video)
Inter ka mposhtur 1:0 Chievon, ndërsa Milan ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur në udhëtim Palermon.
Inter u është kthyer fitoreve në Serie A, pasi me rezultat minimal 1:0 ka mposhtur Chievon në Giuseppe Meazza.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar sulmuesi më i mirë i skuadrës Mauro Icardi.
Pas kësaj fitoreje, Inter është ndritur në vendin e tretë me 44 pikë, 1 më shumë se sa Fiorentina që barazoi 1:1 me Carpin.
Në ndeshjen tjetër, Milan ka vazhduar me fitore, duke mposhtur në udhëtim Palermon me rezultat të pastër 2:0.
Carllos Bacca dhe Niang shënuan golat për skuadrën kuq e zi.
Pas kësaj fitoreje Milan mbetet në vendin e 6’të me 39 pikë, 5 më pak se sa Inter në vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
https://youtu.be/elcP1yGXWRw
https://youtu.be/95kLOHrwlGo